ZMADHIM I GJOKSIT ( Augmentation Mammoplasti )
Në vajzat e reja që nuk janë zhvilluar indet e gjoksit dhe në gratë e martuara që për arsye që i kanë dhënë qumësht fëmijës i janë zvogëluar dhe varur gjokset, për ti dhënë formën normale gjoksit përdoren IMPLANTE GJOKSI ( Proteza Silikoni ). Protezat e gjoksit mund të përshtaten për çdo moshe, duke filluar që nga mosha 17 vjeç. Zonjat që kanë vendosur proteza më vonë kur do të bëhen me fëmijë, pa asnjë problem, mund ti japin fëmijës për të pirë. Implantet vendosen poshtë adeleve ose bezeve të qumështit. Ndërsa ndërhyrja bëhet nga koka e gjoksit, nën gjok ose nën sqetull. Pacienti një ditë mbas operacionit lejohet të nxirret nga spitali dhe mbas një jave pa asnjë problem kthehet në jetën normale.
