TENDOSJE BARKU ( Abdominoplasti )
Kilet e tepërta të marra mbas lindjes ose mbas dhënies së kileve të tepërta, në zonë e barkut formohen yndyrëra, varje, të çara dhe kjo gjendje femrat i shqetëson pa masë. Ky operacion mund të bëhet në mosha të ndryshme, që nga nënat e reja deri tek të moshuarat. Këtyre pacienteve në momentin e opercionit duhet ti shtohet liposuction dhe duhet bërë që trupi i pacientit të marrë një formë më të bukur. Pacienti mbas operacionit duhet të rrijë në spital 2-3 ditë. Por ditën tjetër mbas operacionit duhet të ngrihet në këmbë. Afërsisht mbas 10-15 ditësh pacienti mund të kthehet në jetën normale. Ato që pinë cigare NJË MUAJ PARA operacionit KATEGORIKISHT duhet ta lënë atë.
Përderisa përcaktoheni për abdominoplasti
Në gjuhën popullore e njohur si "rrudhje e stomakut", abdominoplastia është intervenim kirurgjik që përfshinë largimin e lëkurës së lëshuar dhe yndyrërave në pjesën e poshtme të stomakut dhe shtrëngim të muskujve të stomakut. Kjo procedurë dukshëm e zvogëlon pamjen e shfaqur të stomakut. Megjithatë, do të duhet ta dini se njollat janë të palargueshme pas këtij operimi, varësisht nga volumi i problemit të nënvizuar dhe llojit të operimit të dëshiruar për korrigjim të problemit, njolla mund të shtrihet nga njëra deri te rrudha tjetër, për afërsisht me gjërësi të dyfishtë nga njolla e prerjes cezariane. Përderisa mendojmë se duhet të bëni abdominoplasti, kjo broshurë do t'ju furnizojë me disa informata themelore. Kur do të kishte një efekt më të mirë, si kryhet dhe çfarë rezulatate do të mund të pritni ? Pasi që shumë përgjigje varen nga pacienti dhe kirurgu, në këtë broshurë mund të jeni në gjendje që t'i gjeni të gjitha përgjigjet e duhura. Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj.
Kandidatët më të përshtatshëm për abdominoplasti
Kandidatët më të përshtatshëm për abdominoplasti janë ato burra dhe gra me akumulim të madh të yndyrërave në pjesën e stomakut të krahasuara me mbetjen nga trupi i tyre, që nuk mund të rregullohet me dietë ose ushtrime. Operimi është i dobishëm për ata gra që kanë pasur një ose më shumë shtatzëni, gjatë së cilës janë zvaritur muskujt e stomakut dhe lëkura. Abdominoplastia mund të kryhet dhe te personat e vjetër për rregullimin e elasticitetit të lëkurës, të humbur për arsye të trashësisë së lehtë.
Pacientët që kanë qëllim të humbin shumë kilogramë, duhet t'i ikin opracionit. Gjithashtu edhe gratë që duhet të lindin, duhet ta mënjanojnë operacionin deri në periudhën e pas lindjes, pasi që muskujt e zvaritur përsëri do të ndahen gjatë shtatzënisë. Përderisa keni pasur operacione paraprake në stomak, p.sh.lindje me prerje cezariane, mjeku mund të mos ua preferojë këtë operacion pasi që mund të ketë rrezik potencial për abdominoplasti.
Abdominoplastia e përmirëson pamjen tuaj, e zmadhon vetëbesimin e juaj, megjithatë , rezultati mund të mos u përgjigjet plotësisht pritjeve tuaja. Shikoni me kujdes pritjet tuaja para se të vendosni për operacion dhe dsikutoni me kirurgun tuaj.
Të gjithë operimet bartin rrezik
Çdo vit janë kryer mijëra operacione të abdominopalstisë. Kur operimi bëhet nga ana e mjekut të besueshëm kirurg i cili është trajnuar mirë në formësimin e trupit, rëndom rezultatet janë pozitive. Si do të jtë, çdoherë ekziston rrezik për komplikime.
Komplikimet postoperative, siç janë infektimet, ngadalësimi i shërimit të plagëve, gjakosja dhe ngecje e qarkullimit për shkak të ngjizjes së gjakut janë të rralla, por mund të hasen (për infomarmata më të detajuara mund të konsultoheni me mjekun tuaj). Infekstimet mund të kurohen me drenazhë dhe me antibiotikë, megjithatë mund ta vazhdojë qëndrimin tuaj në spital. Mund ta zvogëloni rrezikun e ngecjes së qarkullimit të gjakut me ecje, menjëherë pasi të jeni në gjendje pas operimit (në pajtim me udhëzimet e mjekut tuaj).
Procedura e keqe e shërimit që rezulton me njolla të dukshme mund të shkaktojë operim të dytë. Duhanpirësit duhet të jenë më të udhëzuar të ndërpresin pirjen e duhanit, pasi që ajo e rrit rrezikun e komplikimeve dhe pezullon shërimin.
Të përmbajturit strikt në rekomandimet e mjekut - për periudhën para dhe pas operimit - mund ta zvogëloni rrezikun e komplikimeve, në veçanti me faktin kur edhe në atë mënyrë të kryhen aktivitete e rregullta fizike.
Kryhet prerja e pjesës pubike që të mënjanohet teprica e lëkurës dhe yndyrërave nga pjesa e mesme dhe e poshtme e stomakut.
Planifikimi i operimit
Gjatë shikimit tuja të parë, kirurgu do të bëjë vlerësimin tuaj të shëndetit, në përgjithësi, do ta hulumtojë rradhitjen e yndyrërave të fundosura në pjesën e stomakut tuaj dhe me kujdes do ta shikojë ngjyrën e lëkurës suaj. Përderisa jeni duhanpirës ose jeni me dietë mjekësore ose të vitaminave, infomoni mjekun tuaj.
Jeni të sigurtë se hapur keni diskutuar për pritjet tuaja. Ai do t'ju sqarojë për rreziqet dhe për kufizimet e procedurës.
P.sh. nëse fundërina e yndyrërave janë renditur në pjesën e stomakut, mund të kërkoni abdominoplatsi të pjesërishme ose procedurë më pak të komplikuar të njohur si rrudhje abdominale (mini abdominoplasti).
Në anën tjetër, nëse dëshironi t'i largoni yndyrërat nga ashti i kofshës dhe rrudhave për fitimin e kontuarave të rregullta të trupit, mund të vendosni për abdominoplasti të pjesërishme ose të tërësishme e cila kryhet në kombinim me liposakshën. Liposakshën në vete gjithashtu mund të japë rezultate të kënaqshme. Në çdo rast, kirurgu i juaj do t'ju informojë për procedurën më të përshtatshme për fitimin e konturave të trupit që i dëshironi.
Gjatë shikimit, kirurgu do t'ju informojë për metodën e anestezisë e cila do të përdoret, spitalin ku ai do ta kryejë operimin kurse njëherit edhe për shpenzimet. Në disa raste, sigurimi i mbulon shpenzimet e abdominoplastisë, prandaj kontrolloni sigurimin tuaj për të qenë të sigurtë.
Lëkura ndahet nga murret e stomakut drejt krahërorit në çdo drejtim.
Kirurgu i tërheq muskujt nga murri i përparmë i stomakut drejt vijës së mesme dhe i qep. Në atë mënyrë vija e mjedisit është zvogëluar kurse murri abdominal i shtrëngura.
Lëkura e lëshuar e stomakut tërhiqet teposhtë kurse teprica largohet. Çelja e re bëhet për kërthizën gjatë abdominoplastisë së plotë.
Përgatitja për operim
Kirurgu i juaj do t'ju japë udhëzime speciale si të përgatiteti për operimin, për rregullat e hajes dhe pijes, për pirjen e duhanit di dhe për rifillimin ose ndërprerjen e marrjes së vitamineve ose mediakmenteve të caktura.
Përderisa jeni duhanpirës, planifikoni ta leni pirjen së paku një deri dy javë para operimit dhe mos filloni me pirjen së paku dy javë pas operimit. Largojuni ekspozimit të tepërt në diell para operimit, sidomos mbrojeni pjesën e stomakut nga dielli. Mos kaloni në dietë rigoroze. Edhe ekspozimi në diell si dhe dieta do ta shypin shëndetin. Përderisa ftoheni ose merrni infektim, operimi do të shtyhet.
Mbani mend që do të keni nevojë që dikush t'ju përcjellë për në shtëpi pas operimit dhe ndihma për një ose dy ditë gjatë daljes në shetitje.
Ku do të kryhet operimi ?
Operimet e abdominoplastisë kryhen në spital kurse pacientët hospitalizohen për 1-2 ditë.
Llojet e anestezionit
Anesteziologu do t'ju shikojë para operimit, do t'ju pyes dhe do t'ju informojë për metodën më të madhe të anestezionit. Në tepër metoda e dëshiruar është anestezioni i përgjithshëm me të cilën do të viheni në gjum gjatë gjithë operimit.
Mjaft të rralla janë rastet ku mini-abdominoplastia mund të kryhet me anestezion lokal bashkë me sedative. Do të jeni të zgjuar por të lirshëm dhe pa ndjenja për dhimbje në pjesën e stomakut. Megjithatë, me këtë lloj anestezioni, do të mund të ndjeni ndonjë shqetësim të vogël siç është tërheqja.
Operimi
Varësisht nga volumi i operacionit të planifikuar, abdominoplastia mund të zgjasë 2-4 orë. Mini abdominoplastia zgjat 1-2 orë.
Në operimin e rrudhave të stomakut, kirurgu bën prerje menjëherë mbi pjesën pubike edhe atë nga njëra kockë e ashtit të kofshës deri te tjetra. Prerja e dytë kryhet për ta veçuar kërthizën nga indet për rreth. Prerja është më e shkurtë te abdominoplastia e pjesërishme dhe pozita e stomakut nuk ndërrohet.
Në abdominoplasti, kirurgu e veçon lëkurën nga murri i stomakut drejt kraharorit në çdo drejtim dhe ngre pjesë të madhe të lëkurës që të bëhen më të dukshëm muskujt e stomakut. Muskujt e stomakut sillen së bashku më pranë deri te mjedisi dhe qepen në pozitën e tyre të re dhe shtrëngohen. Kjo procedurë e shtrëngon murrin e stomakut dhe e zvogëlon mjedisin.
Pastaj, lëkura tërhiet teposhtë dhe largihet teprica e lëkurës. Formohet vrimë e re e kërthizës kurse kërthiza qepet në pozitën e saj të re. Në fund, prerjet qepen kurse pacienti përkohësisht intubohet për t'u penguar akumulimi i mundshëm i lëngut në vendin e operimit.
Te mini abdominoplastia, veçohet vetëm lëkura mes vijës së prerë dhe kërthizës. Lëkura shtrëngohet teposhtë, teeprica e lëkurës largohet kurse pjesa tjetër e lëkurës qepet.
Post operimi
Gjatë disa ditëve të para, do t'ju duket sikur stomaku juaj fryhet dhe do të ndjeni dhimbje dhe jorehati, që mund të kontrollohet me mjete mjekësore. Varësisht nga volumi i operimit, mund ta lëshoni spitalin për 1-2 ditë.
Mjeku juaj do t'juudhëzojë në atë mënyrë të bëni banjo dhe t'i ndërroni fashat. Edhe pse në fillim do ta keni të rëndë të qëndroni drejt, përsësri duhet të filloni të ecni sa është e mundur më shpejt.
Penjtë e lëkurës do të duhet të largohen gjatë 5-7 ditë, kurse disa penjë vetë do të humben. Në vendin e prerë mund të vini veshje për mbajtje në vend të fashave.
Kthimi në gjendjen e mëparshme
Do të duhej të kalojë kohë që përsëri të ndjeheni mirë. Ushtrimet fizike që i forcojnë musjkujt do të ndihmojnë që më shpejtë të shëroheni nga abdominoplastia (konsultohuni me mjekun për informata më të hollësishme). Përderisa disa njerëz kthehen në punë gjatë javës së dytë, disa do të mund të kthehen gjatë javës së tretë ose të katërt.
Ushtrimet do të ndihmojnë të shëroheni më shpejt. Edhe ata që më parë nuk kanë ushtruar, do të duhet të fillojnë ta zvogëlojnë rrjedhjen dhe ngjizjen e gjakut, por edhe t'i forcojnë muskujt. Si do të jetë, duhet t'ju ikni ushtrimeve të rënda përderisa nuk filloni të ndjeheni më mirë.
Si do të shërohen njollat e lëkurës suaj, mund t'ju duket sikur është përkeqësuar gjatë tre-gjashtë muajve, ajo pritet. Do të zgjasë prej nëntë muaj deri në një vit që njollat e juaja të shërohen dhe veniten. Edhe ata që asnjëherë nuk do të humben, njollat e stomakut tuaj nuk do të jenë të dukshme me veshje të tepërt por edhe me bikini.
Pamja e juaj e re
Varësisht se a është e pjesërishme ose e plotë, abdominoplastia jep rezultate të shkëlqyera te pacientët me muskuj të dobët të barkut dhe lëkurë të lëshuar. Me sigurimin e dietës me baraspeshë dhe programit me ushtrime të rregullta, rezultatet janë afatgjate.
Pas operimit, stomaku i pacientit është i rrafshtë dhe i shtrënguar. Njollat janë afatgjate, por me kohën do të vyshken.
Përderisa vuani nga deformitetet e stomakut, përgjigjja e juaj që e kërkoni mund të jetë abdominoplastia.
