ESTETIK E HUNDES ( Rhinoplasty )

Esthetic
admin
Tam Üye
Tam Üye
MesajlarCOLON 145
KayıtCOLON Sal Eyl 08, 2009 12:47 pm

ESTETIK E HUNDES ( Rhinoplasty )

Mesaj gönderen admin »

ESTETIK E HUNDES  ( Rhinoplasty )

Tek pacienti përveç estetikës një rëndësi të madhe ka bërja e një hunde që ti shkojë personit dhe formës së fytyrës. Operacioni zgjat 2-4 orë. Zakonisht nuk hasen nxirje dhe enjtje. Edhe në rast se krijohen zhduken brenda 48 orëve. Tashmë nuk përdoren tampona bezesh me yndyrë. Personave që është enevojshme që në momentet e para i vendosen silikona të cilat nuk pengojnë frymëmarrjen. Mbas operacionit nuk ka DHIMBJE TE FORTA. Të sëmurit,  për të formuar përsëri kockat, i vendoset ateli plastik mbrojtës, i cili hiqet pas 7 ditësh dhe i sëmuri mbas 9 ditësh kthehet në jetën normale.

Përderisa vendosni për rinoplasti
Rinoplastia, ose modelimi i sërishëm i hundës, është një nga procedurat më të zgjëruara për operim plastik. Rinoplastia mund t'ua zvogëlojë ose zmadhojë hundën, mund t'ua ndërrojë formën dhe skajin si dhe harkun e hundës, mund t'i zvogëlojë vrimat e hundës ose ta ndërrojë këndin në raport me gojën e epërme. Poashtu, ajo mund të rregullojë edhe disa anomali të lindura dhe mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Përderisa vendosni për rinoplasti, kjo broshurë do t'ju sigurojë informata themelore në lidhje me procedurën. Kur do të mund të ketë efekt më të mirë ? Si kryhet ? Çfarë rezultate do të mund të pritni ? Megjithatë, mund edhe të mos keni sukses të gjeni përgjigje në të gjitha këto pyetje. Prandaj, konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me infomatat më të detajuara për operim.

Kandidatët më të përshtatshëm për rinoplasti
Rinoplastia për zmadhim, e përmirëson pamjen tuaj, e rrit vetëbesimin tuaj, megjithatë, rezultatet mund të mos u përgjigjen idealeve tuaja. Mendohuni mirë për shpresat tuaja para se të vendosni për operimin dhe diskutoni për atë me kirurgun tuaj.

Kandidatët më të përshtatshëm për rinoplasti janë ata me deformime të dukshme të hundës dhe që dëshirojnë që ajo t'ju rregullohet. Përderisa jeni fizikisht të shëndoshë dhe real në shpresat tuaja, mund të jeni kandidat i mirë.

Rinoplastia mund të kryhet me qëllim të arritjes së idealit estetik ose për qëllime të rekonstruktimit, por dhe siç janë anomalitë e lindura ose korrigjimet me problemet e frymëmarrjes.

Mosha është faktor me rëndësi. Numër i madh kirurgësh nuk dëshirojnë të kryejnë operime tek njerëzit e rinj te të cilët nuk ka përfunduar procesi i rritjes - ajo është mosha 15-17 vjeçe te femrat dhe te meshkujt pak më vonë, diku rreth mosha 17-19 vjeçe. Me rëndësi është të merret parasysh plani social dhe emocional i njeriut të ri dhe të jetë i sigurt që ajo është vullneti i tij dhe jo vullneti i prindërve të tij.

Duke u siguruar në kryerjen e operimit të rinoplastisë nga ana e kirurgut me eksperiencë, komplikimet janë të rralla dhe me shkallë të vogël. Sidoqoftë, çdoherë ka komplikime siç janë gjakosja e hundës, reaksioni i anestezisë dhe mjaft të rralla, infektimet. Mund ta zvogëloni rrezikun me kujdesin dhe respektimin e këshillave të kirurgut tuaj para dhe pas operimit.

Kur rinoplastia kryhet në brendinë e hundës, pas operimit nuk njihen njollat, kur përdoret "teknika e hapur" ose kur vrimat e gjëra ngushtohen, në bazën e hundës paraqiten njolla të vogla, që nuk vërehen ose rëndom të padukshme.

Përafërsisht një nga pesëmbëdhjetë pacientët mund të kërkojë procedurë të sërishme - p.sh. mund të jetë kirurgji korrektive në deformime të vogla. Kirurgjia korrektive rëndom është operim mjaft i vogël.

Të gjitha operimet bartin rrezik
Duke u siguruar në kryerjen e operimit të rinoplastisë nga ana e kirurgut me eksperiencë, komplikimet janë të rralla dhe me shkallë të vogël. Sidoqoftë, çdoherë ka komplikime siç janë gjakosja e hundës, reaksioni i anestezisë dhe mjaft të rralla, infektimet. Mund ta zvogëloni rrezikun me kujdesin dhe respektimin e këshillave të kirurgut tuaj para dhe pas operimit.

Kur rinoplastia kryhet në brendinë e hundës, pas operimit nuk njihen njollat, kur përdoret "teknika e hapur" ose kur vrimat e gjëra ngushtohen, në bazën e hundës paraqiten njolla të vogla, që nuk vërehen ose rëndom të padukshme.

Përafërsisht një nga pesëmbëdhjetë pacientët mund të kërkojë procedurë të sërishme - p.sh. mund të jetë kirurgji korektive në deformime të vogla. Kirurgjia korrektive rëndom është operim mjaft i vogël.
Planifikimi i operimit
Komunikimi mes jush dhe mjekut është qenësor. Gjatë shikimit të parë, mjeku do t'ju pyes si dëshironi të duket hunda juaj, do ta studjojë strukturën e hundës suaj dhe fytyrës dhe do të bisedojë me ju për mundësitë. Përveç saj, kirurgu juaj do t'ua sqarojë faktorët që ndikojnë te operimi ose rezultatet. Ata faktorë janë, struktura e kockës dhe në kërcën e hundës suaj, formën e hundës suaj, hollësinë e lëkurës suaj, moshën tuaj dhe shpresat tuaja.

Njëkohësisht kirurgu juaj do t'ju sqarojë edhe për mënyrën e kryerjes së operimit, spitalin ku do ta kryej operimin, rreziqet si dhe zgjedhjen tuaj. Policat e shumta të sigurimit nuk e mbulojnë operimin e kryer për arsye të qëllimeve kozmetike, megjithatë përderisa operimi është për qëllime rekonstrukive me qëllim t'i përmirësojë rrugët e frymëmarrjes, ose dukshëm deformite që është paraqitur pas lënidmit, procedura mund të mbulohet nga ana e policës së njëjtë të sigurimit. Konsultohuni me përfaqësuesin tuaj për sigurime dhe merrni para-leje para se të kryehet operimi.

Mjeku juaj duhet të jetë i informuar për operimin paraprak të lëndimeve të hundës edhe pse ajo është kryer vite më parë. Përderisa jeni alergjik ose keni probleme me frymëmarrjen, ose jeni me terapi të medikamenteve, ose përderisa jeni duhanpirës, bëhuni të sigurtë që e keni informuar tërësisht.

Mos hamendeni ta konsultoni mjekun në lidhje me pyetjet që mund t'i keni, veçanërisht në raport me shpresat tuaja dhe brengat tuaja në lidhje me rezultatin e operimit.
Përgatitja për operim
Kirurgu juaj do t'ju japë udhëzime specilae që të përgatitetni për operim, për rregullat e hajes dhe pijes, për pirjen e duhanit si dhe për fillimin ose ndërprerjen e marrjes së vitaminave të caktuara ose medikamenteve, si dhe si ta pstroni fytyrën. Për kujdesin si të plotësohet udhëzimi do të sigurojë operim pa ngjarje të pakëndshme. Kur do të siguroheni për operim, bëhuni të sigurtë se e keni siguruar dikë t'ju ndihmojë që të dilni jashtë dy ditëve të para.
Ku do të kryhet operimi ?
Procedura e rinoplastisë kryhet në kushte spitalore, operimi mund të zgjasë një ditë ose të jeni të hospitalizuar vetëm një natë.

Llojet e anestezisë
Në varësi nga volumi i procedurës, ose dëshirës suaj ose dëshirës së prindërve tuaj, rinoplastia mund të kryhet me anestezion lokal ose të përgjithshëm.

Me anestezion lokal, do të jeni të fjetur më lehtë kurse hunda e juaj ose pjesa e hundës suja do të jenë nën anestezion (të anesetzuar), gjatë operimit do të jeni të zgjuar, por të lirshëm dhe nuk do të ndjeni dhimbje.

Me anestezion të përgjithshëm do të jeni të fjetur gjatë gjithë kohës së operimit.
Operimi
Edhe gjatë proceduarve të komplikuara që mund të zgjasin më gjatë, inoplastia rëndom kryhet për një orë e gjysmë ose dy. Gjatë operimit, kocka dhe kërci që e përmbajnë lëkurën e hundës ndahen nga harku i hundës dhe këtë strukturë për përmbajtje rimodelohet sipas dëshirës. Struktura e formës së re varet nga lloji i problemit që u brengos ose teknikën që e preferon kirurgu juaj. Faza e fundit e operimit përbëhet në shtrirjen e lëkurës mbi harkun e hundës.

Mjaft kirurg rinoplastinë e kryejnë në brendinë e hundës me prerje permës vrimave. Të tjerët, preferojnë operim "të hapur", veçanërisht te rastet me komplikim, kryejnë prerje për së gjati "kolumellit" indit vertikal që i ndan vrimat.

Kur operacioni do të jetë gati, do të vihen fasha në hundën tuaj që hunda juaj ta mbajë formën e saj, ose përderisa nevojiten shtresa të buta silikoni do të futen në hundën tuaj që ta stabilizojnë septumin i cili funksionon si murr duke i ndarë kanalet për ajër.

Operimi kryhet në brendinë e hundës ose permes prerjeve të bëra në kolumellë.

Pas saj, kockat e hundës tërhiqen që të ngushtohet pjesa e pasme e hundës. Kërcat e skajit të hundës gdhenden dhe formësohen që skaji i hundës të marrë formën e re.

Rimodelimi i septumit e korrigjon këndin mes hundës dhe gojës së epërme. Përderisa vrimat janë të mëdha, mund të zvogëlohen me largimin e pjesëve rrikëndore nga baza e vrimave.
Pas operimit
Pas operimit, sidomos gjatë 24 orëve të para, do të ndjeni fryerje të fytyrës. Mund të keni dhimbje të lehtët hundës dhe kokëdhembje. Fashat e hundës do ta pengojnë frymëmarrjen rreth hundës, ju lutemi mos i prekni fashat e hundës. Çfarë do jo rehatie mund të vihet nën kontroll me analgjetik të shkruara nga ana e mjekut tuaj. Ditën e parë të operimit, do të duhet të qëndroni me kokën në pozitë të ngritur (me përjashtim kur shkoni në toalet).

Gjatë dy tri ditëve do të ndjeni ënjtje dhe skuqje rreth syve që zmadhohen dhe të cilat e arrijnë kulmin. Fashat e lagura do ta ndalojë ënjtjen dhe do të bëjnë të ndjeheni më mirë. Në çdo rast, do të ndjeheni më së miri se sa do të dukeni. Ënjtja dhe të skuqurit do të humben pas dy javë (disa ënjtje të rënda që do t'i vëreni vetëm ju dhe mjeku, do të humben për disa muaj). Për shkak të ënjtjes, skaji i hundës suaj do të duket më i ngritur se sa është i vërtetë, që do të kalojë me kalimin e ënjtjes.

Mund të keni rrjedhje të hundëve gjatë ditëve të para pas operimit, ajo edhe pritet. Me shërimin e indeve, kirurgu mund t'ju lusë që gjatë një jave rregullisht t'i pastroni papastërtitë me fryrje përmes hundës.

Fashat e përdorura do të largohen gjatë një jave (kjo procedurë nuk ka dhimbej) dhe do të ndjeheni më të rehatshëm. Gipsi do të largohet një javë më vonë, megjithatë ndonjëherë mund të nevojitet vendosja e gipsit për së dyti. Penjtë në brendinë e hundës do të humben vetë vetiu. Penjtë e kolumellit (rinoplastika me teknikë "të hapur" do të largohen gjatë 5-7 ditë.

Forma ose pozita e septumit mund të ndërrohet për t'u hapur rruga e frymëmarrjes. Ose pjesët e shtrembëruara nga septumi mund të largohen.

Gipsi i hundës përdoret për t'u përballur forma e re e hundës dhe të zvogëlohet ënjtja (edema).

Kthimi në gjendjen e mëparshme
Shumica e pacientëve janë në gjendje të kthehen në shkollë ose në punën e tyre gjatë një jave. Megjithatë, do të kalojnë disa javë përderisa tërërsiht të ktheheni në gjendejn e mëhershme.

Kirurgu juaj do t'ju pajë udhëzime speciale për ta lehtësuar kthimin tuaj në aktivitete e juaj normale hap pas hapi. Ata janë : Ikni nga aktivitetet e rënda gjatë dy-tri javëve (xhogimi, notimi, gjunjëzimi, aktivitet seksual-ose çfarëdo lloj aktiviteti që e rrit presionin e gjakut. Mbrojeni hundën tuaj nga fryerja e fortë përmes hundës, nga kruarja ose nga djegiet e diellit gjatë 8 javëve. Keni kujdes gjatë larjes së fytyrës ose flokëve ose gjatë përdorimit të prodhimeve kozmetike.

Mos mbani syza për diell gjatë 4 javëve përderisa nuk keni nevojë për ta. Në vend të tyre mund të përdorni kontakt thjerrëz kur të dëshironi. Përderisa rëndom mbani syza për diell, mbani sipas mënyrës që do t'ju rekomandoj mjeku juaj-përderisa tërësisht nuk shëroheni (6-7 javë).

Kirurgu juaj do t'ju lus të caktoni takim gjatë disa muajve, për arsye të ndjekjes së përparimit të kurimit tuaj. Në rast të zhvillimeve të papritura mes dy takimesh, ose përderisa keni pyetje rreth asaj si të veproni ose jo, mos hamendeni paraqiteni mjekut tuaj.

Pamja juaj e re
Në ditët pas operimit, përderisa akoma keni ënjtje ose skuqje, mund të jetë rëndë të mendoni se mund të dukeni më mirë nga ajo që jeni dukur më parë. Në realitet, shumë pacientë kohë të gjatë ndjehen me depresion pas operimit kozmetik që është e pritur dhe e kuptueshme.

Siç do të jetë pamja e hundës suaj më e mirë gjatë çdo dite, poashtu do të ndjeheni dhe më mirë. Për një javë ose dy, do të filloni të dukeni sikur aspak nuk i jeni nënshtruar operimit.

Kurimi është kontest dhe proces progresiv. Fryerjet e dukshme të rënda mund të mbesin me muaj në këndin e hundës suaj. Ndonjëherë, mund të kalojnë mes 6 muaj deri një vit përderisa hunda juaj nuk e merr formën e fundit dhe përfundimtare. Në shumë raste të rralla, mund të zgjasë një vit e më tepër.

Pas operimit, harku i hundës suaj merr një pamje më të rrafshtë, skaji i hundës duket më i mirë dhe këndi mes hundës dhe gojës së epërme zmadhohet.

Në ndërkohë, familjarët dhe miqtë e juaj mund të kenë reaksione të papritura në pamjen tuaj të re. Mund të pohojnë se nuk shohin ndryshim të madh të hundës. Mund t'ju thonë që i keni prishur karakteristikat familjare ose etnike. Përderisa ndodhin këto punë, para së gjithash mendoni çfarë ka qenë arsyeja që ka vendosur për hap të tillë. Përderisa keni arritur atë që e keni për qëllim, atëherë ajo do të thotë se operimi ka qenë i suksesshëm.
BUTTON_POST_REPLY