ASPIRACION YNDYRE ( Lipostuction )

Esthetic
admin
Tam Üye
Tam Üye
MesajlarCOLON 145
KayıtCOLON Sal Eyl 08, 2009 12:47 pm

ASPIRACION YNDYRE ( Lipostuction )

Mesaj gönderen admin »

ASPIRACION YNDYRE ( Lipostuction )

Është një veprim operazioni që bëhet më shumë tek të rejat dhe tek ato që nuk kanë lindur. Yndyrërat e mbledhura sidomos tek femrat, në pjesën e barkut, brenda kofshëve dhe në pjesën e ijeve, të cilat nuk mënjanohen lehtë, zakonisht merren duke përdorur anestezë të përgjithëshme, lidhur në aspirator dhe pa lënë asnjë shenjëbëhet aspirimi në zonën e duhur dhe mbasi i vishet një korse e posaçme pacienti nga salla e operacionit nxirret në dhomë. Zona e zbrazur me aspiracion është e pamundur që të zërë yndyrë. Pacienti ditën tjetër nxirret nga spitali. Korsenë duhet ta përdorë 10 ditë. Më pas mund të bëjë banjo por, menjëherë mbas banjos duhet ta veshë korsenë. Pacienti një javë mbas operacionit mund të kthehet në jetën normale.


Përderisa vendsoni për liposakshën
Liposakshën gjithashtu i njohur si thithës i yndyrërave, liposkulpturing, liposhejping është teknikë e largimit të shtresave të padëshiruara të yndyrërave në pjesët e caktuara të trupit. Këto pjesë të trupit janë mjekrra, qafa, mollëzat, pjesët e epërme të duarve, pjesët e epërme të kraharorit, stomaku, kofshave, rrudhët, gjunjtë dhe njet e këmbëve. Operimi i thithjes së yndyrërave nuk i zvogëlon kilogramët, më saktë ajo metodë është përdorur për largimin e yndyrërave ku nuk veprojnë dieta ose ushtrimet. Përderisa vendosni për operim të thithjes të yndyrërave, kjo broshurë do t'ju ndihmojë për procedurën kur është më e përshtatshme, si kryhet dhe çfarë rezultate mund të pritni. Pasi që përgjigjet e shëmë pyetjeve varen nga vetë pacienti dhe kirurgu, mund të mos i gjeni përgjigjet e të gjithë pyetjeve tuaja në këtë broshurë. Përderisa dyshoni në diçka, ju lutemi konsultoheni me mjekun tuaj.

Kandidatët më të përshtatshëm për liposakshën
Liposakshën e përmirëson pamjen tuaj, e zmadhon vetëbesimin tuaj, megjithatë, rezulatatet mund të mos përgjigjen në idealet e juaja. Mendohuni për shpresat e juaja para se të vendosni për operacionin tuaj kurse njëherit flitni për atë me kirurgun tuaj.

Me kilogramët e tepërt, kandidatë më të përshtatshëm janë ata që kanë tejmase shtresa të yndyrërave te disa pjesë të trupit. Duhet të jeni fizikisht të shëndoshë, në mënyrë psikologjike stabil dhe real në shpresat e juaja. Lëkura stabile dhe elastike është mjaft me rëndësi për përmirësimin e pamjes së trupit pas liposakshën. Përderisa ajo nuk ndodh, mjeku juaj mund t'ju informojë për alternativat që do të japin rezultate më të mira.

Liposakshën nuk rekomandohet në pjesët ku më parë është kryer ndonjëfarë operimi, përderisa qarkullimi i gjakut është i dobët ose përderisa ka probleme me zemrën ose me mushkëritë e bardha. Doemos të pranoni se liposakshën në vete nuk mund ta shërojë lëkurën jo të rrafshtë të njohur si celulit.

Gratë mund të kryejnë thithjen e yndyrërave nën mjekërr, nga rrudhat, nga kofshët, stomaku, nën sqetull dhe nga pjesa e kraharorit.

Të gjitha operimet bartin rrezik
Normalisht liposakshën është i sigurtë përderisa pacienti është selektuar me kujdes, operimi është kryer në kushte të pajisjeve të plota dhe përderisa mjeku është trajnuar mirë për kirurgji plastike.

Por edhe në ato rrethana, mund të ketë raste të rralla të traumave serioze, veçanërisht kur yndyra është e thithur nga më tepër anë të trupit dhe më gjërë në trup gjatë operimit të njëjtë. Komplikime tjera por të rralla janë grumbullimi i ujit (kërkon drenazhë) dhe njolla në lëkurë. Por edhe pse komplikimet e rënda janë të rralla, infektimi dhe humbja e ujit mund të shkaktojë pakëndshmëri serioze. Mund ta zvogëloni rrezikun me zgjedhjen e kirurgut palstik të autorizuar për kryerjen e liposakshën në spital të besueshëm dhe duke i respektuar udhëzimet e tij.

Njollat nga operimi liposakshën janë të holla dhe thuajse të padukshme, por edhe gjatë veshjes me bikini. Megjithatë, mund të ketë probleme tjera kozmetike edhe në raste të kirurgëve me eskperiencë. Ata mund të jenë jorrafshime të vogla të lëkurës në pjesën e kuruar, lëshim të lëkurës ose ndërrim të ngjarës së lëkurës që mudn të jenë me karakter të përhershëm gjatë ekspozimit në diell. Ndonjëherë asiemetria mund të shkaktojë kryerjen e procedurës së sërishme.

Meshkujt më tepër kërkojnë thithjen e yndyrërave nën mjekërr dhe në pjesën në mes ashtit të kofshës dhe kraharorit. Te meshkujt, operimi i thizhjes së yndyrërave ndonjëherë mund të kryhet për zvogëlimin e indit të zmadhuar në kraharor si gjinekomastia.
Planifikimi i operimit
Në shikim të parë, kirurgu do të bëjë vlerësim të përgjithshëm të shëndetit tuaj, do ta caktojë vendin e akumulimit të yndyrërave dhe me kujdes do ta vërejë ngjyrën e lëkurës suaj. Mjeku juaj duhet t'ju sqarojë metoda tjera për formësimin e trupit që mund të jenë më të përshtatshme për ju p.sh. operimi plastik i stomakut dhe të diskutojë me ju për opcionet më të dobishme ose kombinimet e procedurës që mund të zbatohet.

Bëhuni të sinqertë me mjekun në lidhje me shpresat. Poashtu edhe mjeku juaj duhet të jetë i sinqertë me ju, t'ua sqarojë procedurën në detaje dhe t'ua kujtojë rreziqet dhe kufizimet. Përveç saj, kirurgu juaj duhet t'ju informojë për llojin e anestezisë që e planifikon, për llojin e pajisjes me të cilën do t'ju operojë dhe për çmimin e operimit.

Gjatë shikimit tuaj, bëhuni të sigurtë se e keni informuar kirurgun tuaj për kilogramët e fituar ose të humbur në cilën do periudhë të jetës suaj. Poashtu duhet ta informoni mjekun tuja edhe për atë që jeni duhan pirës, ose që pranoni çdo lloj medikamenti ose vitamini. Ju lutemi mos bëheni të dyshimtë që me mjekun tuaj t'i ndani brengat e juaja rreth shpresave dhe nga rezulattet e operimit.
Përgatitja për operim
Kirurgu juaj do t'ju japë udhëzime speciale edhe atë si të përgatiteni për operim, për rregullat e hajes dhe pijes, për pirjen dhe vitaminat, për barnat me hekur dhe për rifillimin ose ndërprerjen e marrjes së disa medikamenteve. Përderisa ftoheni ose merrni ndonjë infektim, sidomos infektim të lëkurës, operimi i juaj do të duhet të shtyhet.
Ku do të kryhet operimi ?
Liposakshën kryhet në kushte spitalore, mund të zgjasë një ditë ose të jeni të hospitalizuar vetëm një natë.

Llojet e anestezisë
Përderisa procedura operative nuk është mjaft e madhe - nëse sasia e pakësimit të yndyrërave dhe ujit nuk është më e madhe se ajo që e cakton mjeku - liposakshën mund të kryhet me anestezion lokal. Pjesa e trupit ku do të kryhet operimi me anestezion me sedativë që do t'ju bëjnë të mos ndjeheni të fjetur. Do të jeni në gjendje të zgjuar por të lirshëm dhe mund të ndjeni jo komoditet më të vogël.

Përderisa mjeku do të kryejë procedurë në pjesën më të gjërë dhe përderisa dëshiron të punojë në më shumë pjesë të trupit tuaj, atëherë me siguri se do të keni anestezion të përgjithshëm. Në këtë rast, do të jeni në gjumë gjatë gjithë operimit.

Kandidatët më të përshatshëm për pakësimin e yndyrërave janë ata që janë me peshë normale por me kilogramë të tepërt vetëm në pjesë të caktuara të trupit siç është pjesa e ashtit të kofshës, rrudhave dhe nëngjurit.

Kirurgu vendos tuba të quajtura kanule nën prrjet e vogla të shtresës më të epërme që i nxjerr jashtë shtresat e yndyrërave.

Veshja e ngushtë vishet pas operimti që ta zvogëlojë fryerjen e pjesës së trupit ku sëhtë kyrer operimi.
Operimi
Kohëzgjatja e operimit liposakshën mund të lëvizë shumë varësisht nga pjesa e trupit dhe sasisë së yndyrërave që duhet të thithen, që mund të zgjasë edhe deri 30 minuta deri në disa orë.

Që të fillojë me operimin, kirurgu bën një prerje të hollë që të mundësojë vendosjen e tubës së quajtur kanulë. Skaji tjetër i kanulës është i kyçur në makinë me pakësim të fortë ose me gjilpërë speciale. Kirurgu e vendos tubën thellë nën lëkurë dhe e përpunon yndyrën që të nxirret jashtë. Ndonjëherë do të duhet të bëhen prerje plotësuese që të nxirret e gjithë yndyra.

Përderisa jeni me anestezion lokal, mund t'i ndjeni lëvizjet gjatë procedurës. Poashtu mund të ndjeni dhimbje të vogël kur kanula e prek muskulin.

Gjatë procesit të thithjes, do të humbni ujë bashkë me yndyrërat. Mjaft me rëndësi është që të kompnesohet uji i humbur. Ujërat do t'i merrni përmes venës.
Pas operimit
Prej një deri në tri ditë mund të kryhet drenazhë nën lëkurë me tubë, me qëllim të heqjes së ujit që mund të grumbullohet pas operimit. Që të kontrollohet fryerja dhe gjakosja dhe që t'i ndihmohet lëkurës të mos mblidhet dhe t'i fitojë konturat e reja të trupit, doesmos të vishte korsetë në pjesën ku do të kryhet operimi. Në pajtim me udhëzimet e kirurgut tuaj, doemos ta veshni këtë korsetë në periudhën prej dy - tri javë. Poashtu, mjeku juaj mund t'ju shkruaj medikamente për ta penguar infektimin.

Mos pritni të ndjeheni mjaft bukur pas operimit. Mund që një kohë të shkurtë t'ju duket që jeni më të rëndë dhe më të trashë për shkak të ujit që e pranoni. Në pjesët e trupit ku është kryer liposakshën do të ketë ënjtje, të skuqura dhe ndjenjë e të djegurit. Edhe pëskaj saj, do të keni vështirësi gjatë lëvizjes dhe do të ndjeni dhimbje disa ditë. Koj mund të kontrollohet me me medikamente që do t'i shkruaj kirurgu juaj. Në vendet ku është kryer liposakshën, përkohësihst mund të mos ndjeni kurgjë., por mos brengoseni për të , ajo është e kalueshme.

Nuk është e rëndomtë nëse ndjeni depresion gjatë ditëve dhe javëve pas operimit. Vini re se ajo mund të pritet që t'ju kalojë pasi të filloni të ndjeheni mirë dhe bukur.

Kthimi në gjendjen e mëparshme
Shërimi është proces progresiv. Kirurgu i juaj do të kërkojë nga ju të filloni të ecni sa është e mundur më shpejt (që të pengohet dendësia e plotë e gjakut në këmbët e juaja), megjithatë do t'ju lus t'ju ikni aktiviteteve sfiduese për periudhën prej dy tri javësh. Penjtë do të hiqen ose vetë do të zhduken gjatë ditës së dytë ose të tretë pas operimit dhe mund të ktheheni menjëherë në punë gjatë dy javëve. Aktivitetete që nuk duhet t'i bëni pasi të ktheheni në punë, varen nga volumi i operimit, si ndjeheni dhe çfarë ju rekomandon mjeku.

Pjesa më e madhe e ënjtjes dhe ndryshimit të lëkurës do të kalojë gjatë muajit të parë ose të dytë pas operimit, megjithatë disa ënjtje mund të mbeten edhe gjashtë muaj e më tepër.

Mjeku do t'ju caktojë takim që ta ndjekë progresin tuaj dhe do të caktojë se a është e domosdoshme të kryhen disa procedura plotësuese ose jo.

Në rast të zhvillimeve të pa pritura mes takimeve - p.sh. gjakosje e madhe ose rritja e e menjëhershme e dhimbjeve - ose përderisa keni disa çështje rreth asaj se si të veproni ose të mos veproni, mos hamendeni ta konsultoni mjekun tuaj.

Pamja juaj e re
Liposakshën është thuajse procedurë efektive që u jep kontura të reja në trup me njolla minimale. Rezultatet do të jenë aq të përhershme aq sa edhe ju do të jeni të kujdesshëm me ditën dhe ushtrimet e rregullta. Përderisa fitoni në peshë, yndyrërat do të shpërndahen nëpër tërë trupin dhe nuk do të grumbullohen në pjesët e pakësuar nga trupi.

Një numër i madh i pacinetëve janë të kënaqur me rezulatet e liposakshën - ndjehen komod me veshje të ndryshme dhe janë të qetë me trupin e tyre. Aq sa shpresat e juaja janë reale, aq do të jeni të lumtur me pamjen tuaj të re.

Sa më tepër që shëroheni, aq më komod do të dukeni. Slimmer konturat e trupit tuaj do të jenë shkas që të keni besim më të madh dhe të ndjeheni më komod.

BUTTON_POST_REPLY